Qytetarët vendosin: Protestë 24 orëshe para kryeministrisë

Qytetarët kanë vendosur që të protestojnë 24 orë rresht.

Njoftimin e bëri një nga organizatorët e kësaj proteste.

Sipas organizatorëve, kjo protestë do të vazhdojë për 24 orë, në pritje të plotësimit të 5 kushteve që janë bërë publike pak ditë më parë.

Kërkesat

1- Ulje e qëndrueshme të çmimit të karburanteve me vendet e rajonit

2- Përafrimi i çmimeve me vendet fqinje

3- Masa për uljen e barrës fiskale dhe përcaktimit të marzhit të fitimit për përballimin e krizës. Pezullimin e taksës së qarkullimit dhe të karbonit me qëllim afrimin e karburantit me vendet e rajonit

Zerimi i përkohshëm i TVSh e produkteve të shportës dhe ulja e masës me 10% në vijim dhe mbikqyrje rigoroze e tregut.

Pika tre që ka të bëjë me marzhin e fitimit të hidrokarbureve është fituar

Pezullimin e përkohshëm të koncesionit të markimit, të skanimit, dhe të kontrollit të pompave bazuar në klauzolën në kontratën përkatëse dhe mbrojtjen e interesit publik

4- Hetim dhe mbikqyrje në vjim të operatorëve ekonomikë të importit dhe tregtimit me shumicë që ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimit të naftës me qëllim pezullimin e përkohshëm apo anulimin e tyre në favor të interesit publik.

5 – Mbikqyrje dhe raportim publik 3 mujor në kuvendin e Shqipërisë të Autoritet të Konkurrencës së të gjithë përqëndrimeve në treg dhe transparencë të plotë të zinxhirit të vlerës për të gjithë operatorët ekonomikë sektorialë që vitin e mëparshëm kanë zotëruar apo zotërojnë mbi 25% të vlerës së sektorit përkatës nga institucionet përgjegjëse.

6- Rishikimi i buxhetit të shtetit për 2022 pë shkurtimin e shpenzimeve operative dhe të luksit të adminsitratës shtetërore.

7- Masa mbështetëse e subvencione

8- Përcaktimi dhe publikimi i përvitshëm i minimunit jetik si bazë për mbështetje financiare të shtresave në nevojë, persona me aftësi të kufizuar dhe atyre që janë me ndihmë ekonomike. Rekomandohet barazimi i pensioneve të pjesshme me minimumin jetik

9-Zgjerimi i skemës së kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve. Është realizuar pjesërisht dhe ne kërkojmë më shumë

Lapaj tha se vetë nuk do të hiqte dorë nga protesta deri në ditën e fundit.

“Shpesh këto ditë kam dëgjuar mos e lini protestën. Mos ia jepni këtë tagër askujt. Protestën nuk e lë dot Adriatiku se e mbani ju. Ju takon juve vendimi. Kjo është për demokraci reale. I takon sheshit vendimi për të ndejtur këtu apo për të ikur. Është vendimi juaj. Unë di të them që bashkë me kolegët jemi munduar të organizojmë dhe do të bëjmë maksimumin. Ne do të ikim të fundit”.


Shtuar 19.03.2022 12:53