Ka nisur protesta kundër çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore.
Qindra qytetarë po protestojnë përpara Kryeministrisë, ku kërkojnë uljen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe naftës pasi është e papërballueshme.
Ndërkohë Migen Qiraxhi, nga qëndresa qytetare është shprehur se çmimet janë bërë të papërballueshme, ndërsa shton se barrën e luftës shteti nuk mund t’ia faturojë qytetarëve.
“Nëse çmimi i naftës është i lartë, taksat e qytetarëve janë edhe më të larta. Barrën e luftës nuk mund ta faturojmë te qytetarët. Është e pakuptimtë që shteti jonë mos të marrë masa për të amortizuar këtë çmim. Ne zgjedhim Kryeministrin që kur të na vijnë ditë të kë qija të dalë e t’i bëjë ballë. Me këtë situatë nuk po përballet asnjë vend i rajonit. Shqipëria është me shtrirjen më të madhe të varfërisë. Nga e shtrenjta tashmë është bërë e papërballueshme. Ne jemi këtu për të treguar vullnetin se reagojmë pas kësaj situate. “- tha ai.