Qytetarët në Vlorë sfidojnë të ftohtin dimëror, nisin vitin 2025 duke bërë plazh

Kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë një video në “Facebook”, ku tregon qytetarët që po shijojnë ditët e para të vitit 2025 në plazhet e Vlorës.

Videoja tregon një atmosferë të ngrohtë dhe të këndshme, ku njerëzit po shijojnë diellin dhe detin në mes të dimrit.

Disa prej tyre janë në ecje pranë bregut të detit, ndërsa të tjerë janë të shtrirë në plazh, duke përfituar nga moti i ngrohtë.

Për të shoqëruar pamjet, Kryeministri ka shkruar një mesazh urimi:

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me këto pamje se si ka nisur 2025 në Vlorë, ju uroj një ditë të mbarë🫶”.

 


Shtuar 2.01.2025 10:44