Qytetarët mbështesin masat e reja më të forta për trotinete elektrikë

Ndryshimet ligjore që parashikojnë rregulla më të forta për përdoruesit e trotineteve elektrikë janë pritur pozitivisht nga qytetarët. Sipas tyre, ky mjet lëvizjeje paraqet rrezik të lartë dhe, madje, në këtë drejtim duhen vendosur edhe kufizime më të ashpra.

Të lidhura

None found

“Këto ndryshime dhe vendime janë në rregull sepse jeta e njeriut nuk ka çmim. Vërehet se fëmijë shumë të vegjël vozisin shumë shpejt dhe më së shpeshti janë nga 2 dhe tre në trotinet. Dhe për fat të keq edhe prindërit e bëjnë një gjë të tillë, vozisin fëmijë me trotinet, gjë që nuk është e sigurt….Vlerësoj se secili duhet t’i respektojë.”

Një tjetër qytetar tha se rreziku është i madh dhe kërkohet kujdes maksimal gjatë drejtimit. “Është rrezik, me të vërtetë rrezik është, duhet pasur shumë kujdes, shpejtësia të jetë në minimum, më e ulët, edhe shumë me kujdes të drejtohet…Do të jetë mirë të bëhet kufizimi i shpejtësisë dhe kujdes, vozitësit duhet të jenë shumë të kujdesshëm”, tha ai.

Një qytetar tjetër u shpreh se shqetësimi për sigurinë duhet të jetë parësor dhe se e mirëpret ndërhyrjen ligjore. “Për merak është, më mirë shëndetin…Po shumë janë të rrezikshëm i thyen hundët menjëherë.-Domethënë ju i mirëprisni ndryshimet ligjore– Po si jo, ja në Shqipëri i kanë hequr”, tha ai.

Ka edhe zëra që kërkojnë ndalim të plotë të tyre. “Sipas meje personalisht, duhet tërësisht të ndalohen. Por kur veçmë i vozisin, jo kufizim 20 kilometra në orë, siç parasheh ligjvënësi, sepse për automjetet në nivel botëror jastëkët mbrojtës bëhen që të durojnë goditje deri në 5 kilometra në orë, e ata japin 20, pra të lëndon. Maksimumi 6-7 kilometra në orë.” – qytetar.

Me ndryshimet e reja ndalohet përdorimi i trotineteve për personat nën 18 vjeç. Po ashtu, shpejtësia maksimale kufizohet në 20 kilometra në orë dhe nuk lejohet që në një trotinet të udhëtojnë njëkohësisht dy persona.

Rregullat e reja përcaktojnë se, përveç gjobës, do të zbatohet edhe konfiskim i përkohshëm i mjetit për ngasësit e mitur, për ata që e tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, për rastet kur drejtuesi transporton edhe një person tjetër, si dhe kur trotineti drejtohet nën ndikimin e alkoolit.

Ligji i ri obligon që trotinetet të lëvizin në korsitë e biçikletave. Në rastet kur këto korsi mungojnë, ato duhet të lëvizin në trotuar, por jo me shpejtësi më të madhe se 6km/h, çka në praktikë nënkupton se trotineti duhet të shtyhet dhe jo të ngaset.

Drejtuesi i trotineteve është i detyruar të zbresë nga mjeti kur kalon rrugën në vizë bardha.

Po ashtu, ndalohet ngasja pa duar, lëvizja me një rrotë dhe kapja pas ndonjë makine tjetër. Për këto shkelje, gjobat rriten nga 50 në 100 euro. Ndërkaq, për ngasje nën ndikim të alkoolit, gjoba do të jetë 275 euro dhe do të pasojë konfiskimi i mjetit. Për prindërit e fëmijëve nën 18 vjeç, parashihet gjobë prej 225 eurosh, ndërsa mjeti konfiskohet për 30 ditë.

Sipas statistikave të paraqitura në Kuvend, nga viti 2024 deri në maj të vitit 2026, janë evidentuar 2352 aksidente në trafik ku janë përfshirë ngasës të mopedëve, trotineteve elektrikë dhe motoçikletave. Nga këto aksidente, 46 persona kanë humbur jetën, ndërsa 585 të tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore. Mbi 70 për qind e të aksidentuarve kanë qenë fëmijë të mitur. /Alsat.mk


Shtuar 4.07.2026 18:13

en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkartemisbetHoliganbetjojobetultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikjojobetKickmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetPerabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibombetistbetcio