Qytetarët e Tiranës shpërndahen në rrugët e kryeqytetit, thirrje drejtuesve të mjeteve: Fikni makinat!

Qytetarët e Tiranës janë grumbulluar për të tretën ditë radhazi para kryeministrisë për të protestuar për uljen e çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore dhe duke thirrur “Rama ik”.

Me pankarta në duar, ata kanë ardhur nga disa anë të kryeqytetit dhe janë ndalur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

Ata tashme kanë lënë sheshin para Kryeministrisë dhe janë shpërndarë në rrugët e Tiranës duke u kërkuar drejtuesve te mjeteve te fikin makinat.

 


Shtuar 11.03.2022 19:14