Dy ushtarë rusë vdiqën dhe 28 të tjerë u shtruan në spital pasi banorët vendas në rajonin e Kharkivit në Ukrainë, u dhanë byrekë të helmuar.
Kështu njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës. Në njoftim thuhet se “ukrainasit po u rezistojnë pushtuesve me të gjitha mjetet e mundshme”, raporton BBC.
Ministria tha gjithashtu se edhe 500 trupa ruse u shtruan në spital si pasojë e “helmimit të rëndë nga alkooli”.