Kiara Tito ka ndryshuar sjellje që pas rihyrjes së saj në shtëpinë e Big Brother dhe kjo është vënë re jo vetëm nga fansat por edhe nga banorët.
Këta të fundit janë përpjekur ta kuptojnë arsyen e këtij ndryshimi drastik dhe shpesh e kanë pyetur, por Kiara është përgjigjur vetëm: “Jam zhgënjyer nga ajo që kam parë kur dola jashtë.”
Një tjetër ndryshim drastic që vihet re është në sjelljen e saj në Luizin. Para se të eleminohej, Kiara kërkonte shpesh “hapësirën e saj”, i vinte në dukje Luizit mënyrën se si vishej pasi nuk i pëlqente dhe bezdisej nga gërhima e tij gjatë natës.
Por që pas hyrjes, duket se kjo gjë nuk e bezdis më dhe madje kanë bashkuar edhe krevatet me njëri-tjetrin.
Fansat në rrjetet sociale ia kanë vënë në dukje këtë gjë dhe e akuzojnë se Kiara do vetëm famë.
Në një video të postuar në tik Tok, dëgjohet Kiara e cila thotë se nuk do të mësohet kurrë me gërhimën e Luizit dhe nëse është e nevojshme do të flenë në dhoma në ndarë.
Çfarë e bëri Kiarën të ndryshojë mendje vallë?/Albeu.com/