Fundjava e parë e gushtit ka sjell një ndryshim drastik të motit.
Nga temperaturat përvëluese, prej ditës së djeshme vendi është përfshirë nga reshje shiu me stuhi e vetëtima.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shkarkesat elektrike kanë krijuar një pamje fantastike në plazhin e Malit të Robit.
Këto pamje sa të bukura aq edhe të frikshme, dëshmohen nga fotot të cilat janë shkrepur nga “LSA”.