Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e gatshme të propozon Ligj mbi negociatat për anëtarësim në BE. Këtë e bëri të ditur zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në prezantimin e informacionit për rrjedhën e procesit të skriningut. Ai sot referoi edhe për mbylljen e kllasterit të parë, të drejtat themelore dhe fillimin e skriningut bilateral, kllasteri për tregun e brendshëm.
“Jemi të gatshëm të negociojmë për Ligj për negociata për anëtarësim në BE me të cilin do t’i zgjidhim të gjitha çështjet, përfshi edhe rolin e përforcuar të Kuvendit sepse u pa sa e vështirë ose e pamundur të ndryshohet Rregullorja e Kuvendit. Është një sfidë për disa vite me radhë dhe për këtë jemi të gjithë të vetëdijshëm”, deklaroi Bojan Mariçiq, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.
Deputet i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe tha se për momentin vendi jonë nuk ka imazh të vendit kandidat për në BE.
“Përgatitje pa voneë të strategjisë së re për reforma në drejtësi 2023-2027, zbatimin e strategjive të burimeve njerëzore në gjyqësor dhe prokurori publike, funksionalizimi i plotë i sistemit për çështje gjyqësore dhe ligj të ri për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë”, u shpreh Halil Snopçe, Deputet i ASH-së.
Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska tha se procesi i integrimeve duhet të jetë dialogu.
“Integrimet Evropiane nuk guxojnë të jenë proces ku vendet anëtare na urdhërojnë të heshtim, të dëgjojmë dhe të veprojmë, por të ketë dialog. Shoh se e tillë është edhe qasja e Qeverisë ndaj Kuvendit dhe sot gjithçka është protokollare”, tha Gordana Siljanovska, Deputete e VMRO-DPMNE-së.
Në prezantimin e informacionit për rrjedhën e procesit të skriningut ishin të pranishëm edhe diplomatë dhe përfaqësues të sektorit civil. /Alsat.mk