Interi mund të nxirret në shitje dhe shkak për këtë mund të bëhet qeveria kineze.
Wall Street Journal shkruan se Partia Komuniste Kineze është gati të nxjerrë një direktivë që ndalon zyrtarët e lartë të qeverisë të zotërojnë ose të kenë aksione në kompani të huaja.
Nga kjo preken kampionët në fuqi të Italisë. Zhang Jindong është një nga personazhet kryesore të Partisë Komuniste në Kinë. Ai zotëron Interin përmes Suning dhe djali i tij, Steven Zhang, është presidenti.
Direktiva prek edhe të afërmit dhe nuk mjafton që t’ia kalojë ndonjërit prej tyre klubin. Në këto kushte Suning mund të detyrohet të shesë Interin. /h.ll/albeu.com