“Qeveria ka rënë”/ Lefter Maliqi: Paratë e tuneleve dhe inceneratorëve janë përdorur për lobime

Ditën e sotme, ish-deputeti Lefter Maliqi, ka komentuar  zhvillimet më të fundit politike në vend, teksa ka akuzuar qeverinë për lidhje me krimin.

Referuar hetimeve për Belinda Ballukun, Maliqi thotë se qeveria ka rënë, ndërsa shton se paratë e krimit, përfshirë sipas tij fondet e aferave të inceneratorëve dhe tuneleve, janë përdorur nga qeveria për lobime dhe për të krijuar “show mediatik”.

“Kjo qeveri ka rënë. Po të shikosh zv/kryeministren dhe ministra etj drejt burgut, është bërë tërmet. Në Shqipëri po ndodh ky fenomen, por këto paratë e krimit, inceneratorët, tunelet, etj miliona euro janë përdorur për të blerë ndonjë ndërkombëtar për të lobuar me këta për të bërë show mediatik nga qeveria”, u shpreh Maliqi në News 24.

Në lidhje me situatën brenda PD-së, ai theksoi se opozita ka detyrë të organizohet, të protestojë dhe të bëjë ndryshime të brendshme.


Shtuar 25.11.2025 15:53