Qeveria e Maqedonisë së Veriut shkarkon nga detyra drejtorin për Ekzekutimin e Sanksioneve

Është shkarkuar nga posti i drejtorit në Drejtorinë e Ekzekutimit të Sanskioneve në Maqedoninë e Veriut, Marjan Spasovski. Qeveria maqedonase ka shkarkuar Spasovskin nga posti i drejtorit në seancën e sotme .

Në njoftimin e organit ekzekutiv thuhet shkurt se Spasovski është shkarkuar nga kjo pozitë, duke mos dhënë më shumë informacione për procesin e përzgjedhjes, caktimin e ushtruesit të detyrës ose kandidatin e mundshëm për drejtor të ardhshëm të Zbatimit të sanksioneve.

Shkarkimi i tij nuk lidhet drejtpërdrejt me skandalin e arratisjes filmike të Bekim Memetit nga burgu i Idrizovës, shkruan alsat.mk.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ditë më parë deklaroi se nuk është i kënaqur me punën e Spasovskit. /Albeu.com/


Shtuar 17.01.2023 16:54