Qeveria bullgare drejt rrëzimit, rritet pesimizmi për heqjen e vetos

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ndodhen në prag të vendimit të shumëpritur për sa i përket përpjekjeve maksimale për të marrë datën për fillimin e bisedimeve me BE-në. Tani kanë filluar ethet e fundit të qershorit, ku vendet ndodhen përballë spekulimeve, ideve të ndryshme që plasohen në opinion, me çka ndikon që qytetarët e dyja vendeve janë skeptikë dhe të hutuar.

Se a do ta heq Bullgaria veton deri në fund të qershorit pesimizmi veçse shtohet sa më shumë së fundmi edhe përshkak të krizës politike në Bullgari ku japin dorëheqje dy ministra të qeverisë Petkov, njëra ndër to edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska, institucion ky që ka luajtur rol të rëndësishim në procesion e negocimit me Maqedoninë e Veriut. Qeveria Petkov me një këmbë nuk guxon të veprojë në kundërshtim me interesin kombëtar të Bullgarisë pasi nuk do ta ketë fuqinë për ta futur çfarë do vendimi në zbatim, shkruan Zhurnal.

Kjo nuk ishte e papritur sepse në kulmin e marrëdhënieve të mira u kapën njerëz të punësuar nëpër institucione të të dyja vendeve që punonin kundër arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare. Kjo flet që një marrëveshje e tillë e cila do të hapte rrugën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE i pengon ndokujt prandaj edhe janë të angazhuar të pengojnë një skenarë të tillë.

Rast i fundit që ka ndodhur si tregues i asaj që ka të angazhuar special që të prishin një marrëveshje të mundshme mes dyja shteteve është djegia e Qendrës Kulturore bullgare “Vanço Mijallov” në Manastir.

Por, sërish është interesi strategjik i pashmangshëm dhe shpëtim i vetëm për zhvillim që nuk lejon dorëzimin e shteteve edhe krahas gjitha barrierave. Megjithatë, tani më është koha kur besimi i qytetarëve vetëm se ka filluar të ulet për sa i përket pritjeve të gjata e pa afat për një anëtarësim në BE, tani duhet të veprohet me vigjilencë e të mos humbet një mundësi kur pritjet janë në nivel dhe asesi nuk duhet të vijë një kohë kur qytetarët do të dëshprohen pafundësisht e as që do të shpresojnë e besojnë më në vlerat e Bashkimit Evropian.

Megjithatë, tani në prag të vendimit përfundimtar optimizmi është ulur ndërkaq pesimizmi është rritur për sa i përket heqjesh së vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut e cila do të hapte rrugën për marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në.

Kjo krejt si pasojë e krizës politike të krijuar në Bullgari, ku japin dorëheqje dy ministra njëra ndër to, Teodora Gençovska, ministre e Punëve të Jashtme. E cila ka qenë e inkuadruar në mënyrë direkte në procesion e bisedimeve për zgjedhjen e kontestit Bullgari – Maqedoni e Veriut.

Kryeministri bullgar Kirill Petkov gjatë vizitës në Veliko Tërnovo dje deklaroi se nëse vendi i tij hyn në seri zgjedhjesh të reja, do të ishte katastrofale dhe humbje e kohës historike.

Zëvendëskryetari i GERB-it, Tomisllav Donçev, në një konferencë për shtyp kumtoi se partia e tij do të iniciojë votim mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit bullgar Kiril Petkov. Votimi në Kuvendin e 47-të Popullor të Bullgarisë kundër kryeministrit Kiril Petkov, sipas Donçev, do të jetë për shkak të dështimit të politikës financiare. Ky kapitull në historinë e Bullgarisë do të jetë i turpshëm, e vetmja gjë që mund të bëjmë është ta mbajmë shkurt, sipas tij.

Sipas kushtetutës bullgare, për votimin e mosbesimit nevojiten nënshkrimet e të paktën një të pestës së deputetëve – 48. GERB, e cila ka 59 mandate, nuk do ta ketë problem t’i sigurojë ato, por për votimin e mosbesimit kërkohen 121 vota jnga gjithsej 240 deputetë, që do të thotë se partia e Bojko Borisovit do të duhet të sigurojë edhe 62 vota të tjera. Kjo do të kërkojë votat e të gjitha grupeve parlamentare jashtë koalicionit qeverisës – 34 nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri, 20 nga “Ka një popull të tillë” 13 nga “Ringjallja”, në mënyrë që katër grupet opozitare të kenë gjithsej 126 vota në parlamentin bullgar.

Dhe në rast të një skenari të tillë që të bie qeveria e Petkovit në Bullgari dëshmohet dhe vuloset se ky kontest do të mbetet i hapur edhe gjatë kohë, dhe kjo ndikon në mënyrë të drejtpërdrejt të rritë sa më shumë euro-skepticizmin e qytetarëve për sa i përket anëtarësimit të vendit në BE. Nga ana tjetër influenca ruse në Ballkanin Perëndimor ka dhënë sinjale të qarta sidomos pas deklaratës së ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili tha se Rusia mbështet idenë e Serbisë për Ballkanin e Hapur.

Nga ana tjetër vendet evropiane janë duke shprehur një angazhim të drejtpërdrejt për sa i përket zgjidhjes së këtij kontesti, tani më edhe Holanda është shprehur se është për dhënien e datës për fillim të negociatave me BE-në, e cila dy vite më herët bashkë me Francën kishin qenë kundër.

Tani edhe presidenti i rizgjedhur në Francë, Emanuel Macron, ka shprehur gjendje gatishmërie të ndihmojë, madje ditë më parë ka biseduar në telefon me dy kryeministrat e dyja vendeve, por nuk dihet se sa do të jetë produktive kjo ndihmë në drejtim të një zgjidhjeje përfundimtare.

Ndryshe, tani mbetet të shihet nëse Makron do të arrij ta bind Bullgarinë ta heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut, dhe RMV bashkë me Shqipërinë të marrin datën për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Një gjë e tillë është shumë e vështirë për mos të thënë e pamundur, pasi më shumë i ngjanë një procesi obligativ të një shteti që kryeson me BE-në kinse po shpreh interesim. Megjithatë, ishte ideja e fundit e Makronit që ndalonte procesin e zgjerimit të BE-së, tani kjo gatishmëria për takim në Paris më shumë shihet si diçka sipërfaqësore se sa substanciale. Sipas rrethanave të krijuara nuk ka gjasë që Bullgaria të heq veton, dhe me automatizëm Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të mbeten edhe për një kohë të gjatë të izoluara. /Zhurnal.mk


Shtuar 15.06.2022 18:06