Në vetëm dy seanca, deputeti Saimir Korreshi falë fjalës së tij në Kuvend, deputetin lushnjar e ka njohur të gjithë Shqipëria.
Fjala e tij e thJeshtë, pa pompozitete, me ironi e herë herë me humor, ka prekur një më një të gjithë problemet brenda qytetit të Lushnjes.
Korreshi, i qetë në fjalën e tij ka shkaktuar sërish te qëshura në sallë edhe mes demokratëve, ndërkohë që fliste për gjendjen e shëndetësisë në vend dhe në qytetin e tij të Lushnjes.
Pjesë nga fjala e Korreshit në Kuvend:
Në Lushnje për të bërë Pfizer duhet ndërhyrje, për një skaner duhen 4 javë. Nuk punon priza, nuk ka lëng për të bërë skanerit, sa do presin këta njerëz për t’ua diagnostikuar?
Një kërkesë kam, vetëm kohën që harxhoni në parukeri u them të vini në Lushnje. Qeshët me minjtë, sot s’po gjen mace, i kanë çuar të gjithë te spitali. A e dini që infermierët po gëzojnë se jemi në kushte pandemia se bëjnë shërbime jashtë dhe kërkojnë nga 50 mijë lekë.
Spitali i Lushnjës është kthyer në një spital që bën vetëm synetlliqe dhe ndonjëherë të apandecitin. /albeu.com/