Qentë endacakë sulmojnë qytetarët në Klos, 5 persona përfundojnë në spital

Një situatë shqetësuese është regjistruar në Bashkinë Klos, ku pesë persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore, pasi janë sulmuar dhe kafshuar nga qentë endacakë.

Banorët e zonës thonë se rasti nuk është i izoluar, por pjesë e një problemi të vazhdueshëm, që prej kohësh po cenon sigurinë publike.

Sipas tyre, prania e qenve endacakë në rrugë dhe pranë institucioneve publike është shtuar ndjeshëm.

Rreziku konsiderohet më i lartë për fëmijët që frekuentojnë shkollat dhe për të moshuarit, të cilët janë më të pambrojtur ndaj sulmeve.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.


Shtuar 18.12.2025 14:37