Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit, në hyrje të lagjes “Goricë”, ku një vajzë 10-vjeçare është sulmuar nga qeni i fqinjit. Sipas informacioneve, qeni ka kafshuar dhe ka tërhequr zvarrë të miturën, duke i shkaktuar plagë të rënda.
10-vjeçarja është dërguar menjëherë në spitalin e Pogradecit, ku ka marrë ndihmën e parë.
Fqinjët kanë thënë për mediat se ky qen ka sulmuar edhe herë të tjera banorët e zonës, duke u kthyer në shqetësim të vazhdueshëm për komunitetin. Edhe pse ata kanë bërë ankesa herë pas here, pronari i qenit nuk ka marrë masa për të parandaluar rrezikun.
Ngjarja është referuar për procedim penal, ndërsa e mitura po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Pogradecit.
