Qeni del nga oborri dhe sulmon shtetasen gjermane në Lushnjë

Një 26-vjeçar nga Lushnja është vënë nën hetim pasi qeni i të riut ka dalë nga banesa dhe ka sulmuar një shtetase gjermane.

Policia bën me dije se ka referuar materialet në Prokurori dhe nisi procedimin në gjendje të lirë për shtetasin E. G., 26 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Loni Dhamo”, ka dalë nga oborri i banesës së 26-vjeçarit, qeni në pronësi të këtij shtetasi, i cili ka kafshuar në këmbë, një shtetase gjermane, 33 vjeçe. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”.

Kujtojmë se një ngjarje e rëndë ndodhi në Durrës në fillim të muajit nëntor, ku një i moshuar humbi jetën pasi u sulmua nga qentë.

Halil Basha, 84 vjeç u sulmua nga dy qen pitbull më 2 nëntor dhe katër ditë më pas ndërroi jetë në spital.

Pronari i qenve, Armand Lala u arrestua./albeu.com


Shtuar 27.11.2023 11:55