“Qëndroni në streha”, kryebashkiaku i Kievit apleon qytetarët: Kërcënimi vazhdon

Kryebashkiaku Vitali Klitschko, u ka kërkuar qytetarëve në Kiev që të qëndrojnë në strehimore këtë mëngjes ndërsa sirenat e sulmit ajror vazhdojnë pas “disa shpërthimeve”.

“Kërcënimi vazhdon”, ka shtuar ai.

“Kryeqyteti është nën sulm nga terroristët rusë! Raketat goditën objekte në qendër të qytetit (në lagjen Shevchenkiv) dhe në lagjen Solomyan. Alarmi ajror dhe për rrjedhojë kërcënimi vazhdon. I bëj thirrje të gjithë banorëve të kryeqytetit: të qëndrojnë në strehimore gjatë alarmit. Nëse nuk keni nevoja urgjente, mos dilni sot në qytet. Edhe banorëve të periferive u kërkoj të mos shkojnë sot në kryeqytet. Rrugët qendrore të Kievit janë bllokuar nga oficerët e zbatimit të ligjit, shërbimet e shpëtimit po punojnë”, tha Klitscho.

Shpërthimet e sotme kanë ardhur pasi presidenti Vladimir Putin akuzoi Rusinë për sulmin ndaj urës së Krimesë.

Ndërkohë shpërthime të shumta janë dëgjuar dhe në Lviv, Zhytomyr dhe Ternopil.

Ka raportime për të vdekur dhe të plagosur, por bilanci nuk është i qartë./albeu.com


Shtuar 10.10.2022 08:58