Qendrimi i SafeJournalists, reagon Rama: Keqinterpretim i qëndrimit tim për RTSH-në, mos përhapni dezinformim!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me reagimin e “Safe Journalists” për qendrimet e tij ndaj Radiotelevizionin Shqiptar (RTSH), duke i cilësuar ato si të shtrembëruara dhe të pavërteta.

Në reagimin e tij, Rama shprehet se po krijohet një model shqetësues i “përtacisë intelektuale” në këtë epokë të re, ku njerëzit nuk dëgjojnë me kujdes atë që thuhet realisht, por nxitojnë të nxjerrin përfundime të gabuara. Sipas tij, deklarata që i është atribuar pasqyron një keqkuptim të thellë të pozicionit të tij mbi transmetuesin publik.

Kryeministri u bën thirrje autorëve të këtij interpretimi që të rilexojnë ose të dëgjojnë me vëmendje fjalimin e tij dhe të përpiqen sinqerisht të kuptojnë thelbin e mesazhit.

“Deklaratat e mia nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me ‘kushtëzimin e financimit apo të ekzistencës së RTSH-së me miratimin politik’. Çdo interpretim i tillë është thjesht i pasaktë dhe mashtrues”, thekson Rama.

Në përfundim të reagimit, kryeministri nënvizon se mbrojtja e informacionit nis pikërisht nga mosshpërndarja e dezinformimit, duke e përsëritur këtë mesazh si një thirrje të qartë për përgjegjësi publike.

Reagimi i Ramës në X:

Po bëhet një model për të ardhur keq i kësaj epoke të re, e karakterizuar nga një përhapje e shfrenuar e përtacisë intelektuale, ku njerëzit nuk dëgjojnë më se çfarë thonë realisht të tjerët, por përballen me deklarata si ajo e bashkëngjitur, të cilat pasqyrojnë një kuptim thellësisht të shtrembëruar të qëndrimit tim lidhur me transmetuesin publik shqiptar.

I ftoj autorët e kësaj deklarate mashtruese që ta lexojnë ose ta dëgjojnë me kujdes fjalimin tim dhe të bëjnë një përpjekje të sinqertë për të kuptuar thelbin. Vërejtjet e mia nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me “lidhjen e financimit apo të ekzistencës së RTSH-së me miratimin politik”. Çdo interpretim i tillë është thjesht i pasaktë dhe mashtrues.

Mbrojtja e informacionit fillon duke mos përhapur dezinformim.

Mbrojtja e informacionit fillon duke mos përhapur dezinformim.


Shtuar 19.01.2026 16:26

Tags: ,