Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë e Edi Rama pasi sipas tij, “qëndrim cinik dhe të pashpirt” ndaj qytetarëve, duke u ndalur te çmimi i lartë i naftës dhe trajtimi i pensionistëve.
Berisha deklaroi në komunikimin e përjavshëm publik me qytetarët, se qeveria refuzon të ulë barrën fiskale mbi karburantet, duke bërë që çmimi i naftës në vend të mbetet shumë i lartë. Sipas tij, kjo situatë rëndohet nga taksat e larta dhe jo vetëm nga zhvillimet ndërkombëtare.
Të lidhura
None found
Ai kritikoi gjithashtu, heqjen e subvencioneve për fermerët, duke paralajmëruar pasoja në bujqësi dhe rrezik për falimentime.
Në të njëjtën linjë, Berisha u shpreh se qeveria po “tallet me pensionistët”, duke pretenduar se mbështetja për ta është minimale dhe e pamjaftueshme për përballimin e kostos së jetesës.
Berisha: Java që kaloi me këtë qeverisje ishte një javë ndëshkimi për shqiptarët. Qeveria e Edi Ramës, në dallim nga çdo qeveri tjetër në botë mbajti qëndrim cinik ndaj rritjes së çmimit të lart në botë të naftës. Nafta 224 lekë, për litër shënoi çmimin rekord botëror. Jo se nafta u rrit kaq shumë për luftës në Lindjen e Mesme, por prej ngarkesës së lartë fioskale për taksën e lartë që u merr qytetarëve për çdo litër.
Jo vetëm që refuzon të përgjysmojë barrën fiskale, që çmimi të arrijë në këto nivele. Njoftoi këto ditë se do heqë dhe subvencionet për fermerët. Miliarderët që marrin miliona litra nafta me yahte në Durrës, e marrin litrën me 60 lek, fermeri e merri 220 lek litrin. Sipërfaqe mijëra hektarë do mbeten të djerra, do falimentojnë. Qëndrim cinik i pashpirt, siç është dhe pashpirt qëndrimi ndaj pensionistëve. Ja mbajti bonusin që në janar. U jep shumicë dërrmuese 2 kg domate në shtesë mujore. Tallje e re për pensionistët. Të cilët e bëjnë ata që nuk kanë më ndjenja.
