Qëndrimet e Ramës në Kongresin e PS-së/ Bardhi: Rama gënjeshtar që ka marrë peng të ardhmen e Shqipërisë

Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste, ka reaguar edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

Ai shkruan se Rama prej 26 vitesh është po i njëjti, duke shtuar se kryeministri është një gënjeshtar që ka marrë peng të ardhmen europiane të vendit.

Të lidhura

None found

“Gënjeshtar që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë! 12 vite përralla e gënjeshtra janë shumë kohe e humbur për Shqipërinë dhe shqiptarët e ndershëm” thotë Bardhi ndër të tjera.

Edi Rama prej 26 vitesh në politikë është i njëjti:
të vërtetën e quan helm;
korrupsionin e quan reformë;
hajdutin e quan të suksesshëm;
kriminelin e quan deputet;
vjedhjen e zgjedhjeve e quan fitore;
vilën e tij në Surrel e quan Shqipëri.

Gënjeshtar që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë! 12 vite përralla e gënjeshtra janë shumë kohe e humbur për Shqipërinë dhe shqiptarët e ndershëm”,-shkruan Bardhi.


Shtuar 28.07.2024 15:52