Qëlluan shtëpinë e inspektorit të pyjeve dhe e fshehën armën brenda një varri, në pranga të miturit në Pogradec

Dy 16-vjecarë në Pogradec janë vënë në pranga, pasi kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një baneses së një 42-vjeçari, i cili rezulton të jetë inspektor pyjesh pranë bashkisë së Pogradecit.

Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në muajin maj të këtij viti, dhe sot janë identifikuar dhe arrestuar dy shtetasit M. K dhe J. H. Njëri nga të arrestuarit është person i njohur për policinë, pasi më herët ka qenë i proceduar për plagosje me thikë ndaj një bashkëmoshatari.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. K., u gjetën 1 përforcues grushti, një sasi municioni luftarak dhe një gëzhojë arme zjarri model 56. Dy adoleshentët posedonin një armë zjarri automatik të cilën e mbanin të fshehur në një varr në varrezat e qytetittë Pogradecit.

Mbi të miturit rëndojnë veprat penale: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Dhunimi i varreve”, të kryera në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet proceduriale i janë referuar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Qëlluan shtëpinë e inspektorit të pyjeve dhe e fshehënQëlluan shtëpinë e inspektorit të pyjeve dhe e fshehën

Njoftimi i policisë:

Qëlluan me armë zjarri në drejtim të banesës së një 42-vjeçari, në Pogradec, Policia identifikon dhe arreston dy 16-vjecarë.

Policia gjen armën e zjarrit kallashnikov që ata e mbanin të fshehur në varrezat e qytetit, municion luftarak dhe një dorezë metalike.

Njëri nga 16-vjeçarët, i proceduar penalisht më parë, për plagosje me thikë.

Në vijim të punës së pandërprerë për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë siguruar informacion për dy shtetas të mitur që mbanin armë zjarri dhe dyshohet se kishin qëlluar në drejtim të një banese, në muajin maj 2025, kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, kapën dhe vunë në pranga shtetasit M. K. dhe J. H., të dy 16 vjeç, banues në Pogradec.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. K., në lagjen nr. 1, u gjetën 1 dorezë metalike (përforcues grushti), një sasi municioni luftarak dhe një gëzhojë arme zjarri model 56.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas posedonin një armë zjarri automatik, të cilën e mbanin të fshehur në një varr në varrezat e qytetit të Pogradecit. Gjithashtu, nga hetimet u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më datë 11.05.2025, në lagjen nr. 1, Pogradec, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së një 42-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Dhunimi i varreve”, të kryera në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.


Shtuar 14.10.2025 16:16