Qëlluan me pistoletë në mes të Vlorës, procedohen penalisht dy të mitur

Dy të mitur janë vënë kërkim nga policia  në Vlorë pasi kanë qëlluar me pistoletë sportive me fishekë manovër në mes të qytetit.

Shtetasit M.L, 16 vjeç dhe L.H, 17 vjeç  janë proceduar penalisht për veprat penale “Prishje të qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u proceduan penalisht për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, shtetasit M. L., 16 vjeç dhe L. H., 17 vjeç, pasi në lagjen “Pavarësia 2”, kanë qëlluar me pistoletë sportive me fishekë manovër. /albeu.com

 


Shtuar 7.02.2022 10:01