Qëllon me armë drejt makinës së një shtetasi dhe zhduket, çfarë ndodhi sot në Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm, 26 tetor, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit të shtetasit Z.M.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:040 në rrugën “Konferenca e Pezës.

“Gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me drejtues shtetasin Z. M”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com


Shtuar 26.10.2023 12:19