Qëlloi për vdekje shtetasin turk, bie në prangat e policisë 23-vjeçari shqiptar (EMRI)

Ditën e sotme është bërë i mundur arrestimi i 23-vjeçarit shqiptar Fisnik Hoxha i cili qëlloi për vdekje shtetasin turk Mustafa A, 31-vjeç.

Kujtojmë se ngjarja ndodhur në lagjen Gaarden të Kiel, Gjermani.

Ndërkohë si pasojë e plagëve të marra 31-vjeçari humbi jetën në spital. I riu shqiptar është arrestuar.

Sipas policisë së Kielit dhe prokurorisë, 23-vjeçari u arrestua nga njësitë speciale në Gelsenkirchen pasditen e sotme.

 

 

23-vjeçari nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit, ndërsa pritet që të dërgohet para gjykatës./albeu.com