Teksa ishte mesditë në Japoni, ndërsa në vendin ishin orët e para të mëngjesit, ish-kryeministri japonez Shinzo Abe u godit me armë zjarri teksa ishte duke mbajtur një fjalim pasi ishte në fushatë elektorale.
Abe u qëllua në gjoks nga një distancë e afërt duke marrë plagë të rëndë, të cilave nuk mund t’i mbijetonte dot përtej gjithë përpjekëve të mjekëve.
Autori i cili u arrestua menjëherë është një ish-ushtar, pjesëtar i marinës së Forcave Japoneze të Vetëmbrojtjes.
I identifikuar si Tetsuya Tamagami, 41-vjeçar, banues në Nara, dyshohet se ka qëlluar pasi ishte i pakënaqur me punën ish-udhëheqësit politik./albeu.com