Qarku i Fierit/ Numërohen rreth 90% e kutive, kryeson PS

Në qarkun e Fierit, janë numëruar deri tani 525 nga 587 qendrat e votimit. Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS), udhëheq me 86170 vota, që përbën 62.73% të totalit.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), është i dyti me 35.438 vota (25.80%).

Sipas rezultateve të deritanishme, PS siguron në këtë qark 12 mandate, ndërkohë PS-ASHM merr 4 të tilla.

 

 


Shtuar 13.05.2025 09:08