Ukraina ka ngritur një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së në Hagë.
Lajmin e bëri të ditur presidenti Volodymyr Zelensky i cili tha se çështja do të shkojë në një gjykatë që zgjidh mosmarrëveshjet mes shteteve mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare.
Rusia do të përballet me akuzën për gjenocid. Zelensky shtoi se kërkojnë një vendim urgjent që urdhëron Rusinë të largohet nga territori i Ukrainës./albeu.com/