Vladimir Putin i ka vënë ultimatum Bankës Qendrore e Rusisë dhe Gazprom që të ndërmarrin veprime deri më 31 mars për të ndryshuar monedhën e pagesës për furnizimet me gaz për vendet jomiqësore në rubla, sipas Russia Today.
Kjo përmendet në listën e udhëzimeve të presidentit rus pas takimit me anëtarët e kabinetit.
“Zbatimi i një sërë masash për ndryshimin e monedhës së pagesës për furnizimet me gaz në vendet e Bashkimit Evropian dhe në vende të tjera që kanë vendosur masa kufizuese ndaj shtetasve të Federatës Ruse dhe subjekteve juridike ruse në rubla ruse.”
Kujtojmë se më 23 mars, presidenti rus njoftoi se pagesa për gazin e furnizuar nga vendi “për të ashtuquajturat vende jo miqësore” do të bëhet në rubla./albeu.com