Putin: Rusia nuk do t’i dorëzohet shantazhit dhe frikës

Pak përpara fjalimit të presidentit amerikan Joe Biden, Vladimir Putin dalë sërish me një deklaratë.

Në një ngjarje për të shënuar 1160-vjetorin e shtetësisë së Rusisë, ai tha se vendi nuk do të humbasë sovranitetin e tij dhe nuk do t’i dorëzohet “shantazhit dhe frikës”.

Zyrtarët perëndimorë ka të ngjarë të argumentojnë se ata nuk e kanë kërcënuar sovranitetin e Rusisë, dhe përkundrazi është Moska ajo që po rrezikon sovranitetin e Ukrainës.

Disa orë pasi Putin urdhëroi mobilizim të pjesshëm për të rritur trupat në Ukrainë, ai gjithashtu lavdëroi ushtrinë ruse.

Ai pretendoi se po luftonte për të shpëtuar njerëzit në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, ku Moska ka pretenduar se shtetasit rusë po persekutohen.

Por Ukraina i ka mohuar me forcë akuzat dhe ka synuar të largojë forcat ruse nga territori i saj./albeu.com


Shtuar 21.09.2022 17:26