Putin: Planet tona nuk janë të pushtojmë Ukrainën

Forcat ruse kanë filluar një sulm ndaj Ukrainës, me trupa që kalojnë kufirin në veri dhe jug, shpërthime në qytete të shumta duke përfshirë kryeqytetin Kiev.

Presidenti rus, Putin u kërkoi frocave ukrainase të dorëzojnë armët dhe të shkojnë në shtëpi, duke thënë se përgjegjësia për gjakderdhje e mundshme do të jetë tërësisht në ndërgjegjen e qevereisë ukrainase, raportin CNN.

“Planet tona nuk janë të pushtojmë Ukrainën, në nuk planifikojmë t’i imponohemi askujt”, tha ai.“Kushdo që

përpiqet të ndërhyje me ne dhe aq më tepër të krijojë kërcinime për vendin tonë, për popullin tonë, duhet të dijë se përgjigja e Rusisë do të jetë e menjëhershme dhe do t’ju çojë në pasoja të tilla që nuk i keni përjetuar kurrë në historinë tuaj”, tha ai. /albeu.com


Shtuar 24.02.2022 08:57