Presidenti rus Vladimir Putin shprehu edhe njëherë vendosmërinë e tij për të mos pranuar shitjen e gazit rus me monedha të huaja.
Putin po flet në Moskë pas nënshkrimit të një dekreti që thotë se blerësit e huaj duhet të paguajnë në rubla për gazin rus nga e premtja, me kontratat që ndërpriten nëse këto pagesa nuk bëhen ashtu siç kërkohen.
Të lidhura
None found
Putin thotë se “lufta ekonomike” kundër Rusisë filloi vite më parë dhe sipas tij nuk janë sanksionet e tanishme pikënisja e këtij konflikti ekonomik.
Kërkesa e Putinit për pagesën me rubla, vjen pas rënies së vlerës së rublës, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë./albeu.com/
