Putin i jep titull nderi brigadës që shkaktoi krimet në Bucha

Presidenti rus Vladimir Putin i ka dhënë një titull nderi një brigade të akuzuar nga Ukraina për kryerjen e mizorive në qytetin e Bucha.

Një dekret i nënshkruar nga Putini i dha Brigadës së 64-të të Pushkës Motorike titullin “Roje” për “heroizmin dhe guximin masiv dhe këmbënguljen” e anëtarëve të saj.

Ukraina thotë se më shumë se 300 civilë u vranë nga rusët në Bucha, ndërkohë Moska mohon çdo përfshirje.

Putin nënshkroi gjithashtu një dekret që përcakton një pagesë prej 5 milionë rubla shtesë (62,000 dollarë) nëse një roje kufitare ruse vdes ndërsa shërbente në kufirin ukrainas, si dhe në kufijtë e rajoneve Donetsk dhe Luhansk.

Masa është marrë “për të ofruar masa shtesë të mbështetjes sociale për personelin e shërbimit të agjencive kufitare të Shërbimit Federal të Sigurisë dhe anëtarëve të familjeve të tyre”, tha agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass./albeu.com


Shtuar 18.04.2022 18:25