Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thirrur një takim urgjent zyrtarët e lartë të sigurisë dhe mbrojtjes, tha sot zëdhënësi i tij.
Serhiy Nikiforov njoftoi takimin urgjent në Facebook, pasi Kremlini njoftoi se Presidenti rus Vladimir Putin do të nënshkruante marrëveshje zyrtare të premten duke shpallur katër rajone ukrainase të aneksuara nga Moska pas asaj që Kievi dhe Perëndimi i quajtën referendume të rreme.
“Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës për nesër. Rendi i ditës dhe detajet e tjera do të shpallen më vonë”, tha Nikiforov.