Puthje dhe prekje intime me fëmijët, debati: Në Itali beri burg

Puthja prindër-fëmijë ishte temë e diskutimit sot në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ku të ftuar ishin Albatros Rexhaj, Jorida Meta, Enida Perlala dhe Fjorentina Halili.   Sipas Albatrosit, për sjellje të tilla ku prindërit puthen në buzë me fëmijët, qofshin të rritur apo fëmijë, ka mendime të ndryshme, por ai mendon që nuk është në rregull pasi fëmija ka disa konventa.

“Duhet të ruajmë konvencën që babai duhet të jetë i kujdesshëm kur e puth vajzën, mami kur e puth çunin e rritur sidomos. Duhet të kemi disa limite që ne i kemi trajtuar me shekuj dhe nuk mendoj që tani në emër të një ideje snobe këto duhet të ndryshojnë”.

Ermali e pyet Albatrosin se ne mos ndoshta ne shqiptarët kemi një formë dashurie paktë ekzagjeruar dhe pak të mirëmenduar.

“Në botën perëndimore raporti me fëmijët është shumë i ndjeshëm dhe për gjërat më të vogla përfundon në polici. Psh një shqiptar në itali, është verio, është njëtradit nga Malësia se kur të lind çuni ia puthin bibilushin, e ka bvërë ai atë në Itali, dhe për këtë ai ka qëndru burg diku rreth 1 vit sepse është trajtuar si abuzim”.

Jori pohoi gjithashtu se e ka bërë me djalin e saj, kur ka qenë i vogël e ka puthur në buzë deri në momentin kur shkoi në çerdhe pasi ishte mësuar me këtë gjë dhe donte të puthte edukatoret.

“Unë mbaj mend bebe që për të dashur ti shpreh gjithë dashurinë time, kuptohet që e kam bërë atë xheste. Kur erdhi një moment që ai kishte mësuar vetëm atë gjë, dhe i afrohej edukatoreve për t’i puthur në buzë. Derisa ne u detyruan ia shpjeguam që jo, e ka bërë mami  sepse do shumë, por mami mund ta bëjë këtë gjë askush tjetër”.

Ajo shtoi se si me prindërit e saj por edhe me djalin nuk ka ndodhur që ta diskutoj këtë gjë. Nga ana tjetër psikologia  Enida Perlala pohoi se nuk mund të ketë një pridn që do dëmtonte me dashje fëmijën e tij.

“Është shprehje dashurie duhet ta theksojmë këtë, në moshën e fëmijërisë ai mdolon për të formuar një identitet. Për t’u ndalur edhe tek vajzat e rritura, gjithçka veprojmë më pas janë zgjedhje. Kur të dy personat janë rehat me këtë veprim nuk mund të ndërhyjmë. Ne jemi jorehat kur dy vlera janë rehat sepse bien në kundërshti me vlerat tona personale më pas”.


Shtuar 13.01.2022 18:43