Puthja e parë në “Big Brother Kosova”, por jo nga çifti që pritej

Dinamikat në “Big Brother Kosova” kanë marrë një drejtim të ri, madje edhe në fushën e ndjenjave. Disa prej personazheve që kanë rënë në sy për raportin e tyre të ngushtë, orët e fundit edhe kanë deklaruar interesin që kanë për njërin-tjetrin.

Në një kohë kur të gjithë prisnin që dyshja e shumëpërfolur Azem dhe Alba të konfirmonin me një puthje lidhjen e tyre brenda shtëpisë së vëzhguar, në fakt një konfirmim romance erdhi nga një çift tjetër.

Ishin Adri dhe Ilirjana ata që, të nxitur nga të gjithë banorët e tjerë, konfirmuan me një puthje në buzë pëlqimin për njëri-tjetrin dhe nisjen e një lidhjeje në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Puthja erdhi pas këmbënguljes së të gjithë banorëve, të cilët u qëndruan te shtrati dhe u kërkuan që ta konfirmonin se ishin çift me njëri-tjetrin.


Shtuar 12.11.2023 16:11