Grupi militant ISIS reagoi për herë të parë për luftën në Ukrainë duke e cilësuar atë një “ndëshkim hyjnor” për Perëndimin dhe shpreson që ajo “të shkatërrojë armiqtë e Islamit”, raporton A2CN.
Grupi terrorist e etiketoi pushtimin e Rusisë ndaj fqinjit të saj si përballje të kryqtarëve me njëri-tjetrin, në një artikull të publikuar në buletinin e tij al-Naba.
Xhihadistët shprehen se myslimanët nuk duhet të marrin anë në këtë luftë dhe parashikojnë se ajo të ketë pasoja të mëdha pavarësisht nga rezultati.
“Ajo që po ndodh sot, lufta e drejtpërdrejtë e përgjakshme midis kryqtarëve ortodoksë të Rusisë dhe Ukrainës është vetëm një shembull i ndëshkimit të Zotit për ta, siç përshkruhet në Kuran. Pushtimi nuk është i habitshëm për shkak të konkurrencës në rritje midis Amerikës dhe Rusisë për të kontrolluar vendet e Evropës Lindore”, shkruhet mes të tjerash në artikullin e Al-Naba.