Pushtimi, Presidenti i Ukrainës: Bota është me ne

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkroi të enjten në Twitter se po vazhdon konsultimet me liderët botërorë.

“Bota është me ne”, shkroi ai. “Unë vazhdoj negociatat me liderët. Morëm mbështetje nga Emiri i Katarit.”

Më herët në mëngjes, ai shkroi në Twitter se kishte folur me Presidentin e SHBA Joe Biden, kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidentin polak Andrzej Duda. /


Shtuar 24.02.2022 09:03