Pas nisjes zyrtarisht të luftës në Ukrainë, ku Rusia sulmoi gjatë orëve të para të mëngjesit Ukrainën, ka ardhur edhe reagimi i presidentit Ilir Meta.
Presidenti Ilir Meta ka dënuar agresionin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës dhe është shprehur se Putini ka shkelur çdo ligj ndërkombëtar me veprimet e tij.
“Shqipëria dënon sulmin e pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm.
I bëjmë thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës!
Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj në këtë orë të errët!”, shkruan Meta./albeu.com/