Ish-gruaja e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, Ksenija Vuçiç është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit.
Sipas burimeve nga mediat serbe, raportohet se varrimi i gazetares u bë sot, ku morën pjesë familjarë, miq dhe politikanë të shumtë midis tyre dhe vetë Presidenti Vuçiç. Fjalimin në varrimin e saj e mbajti Patriarku Porfirit, ku u shpreh se atë e njihte prej 20 vitesh.
“Ksenijën e njoh prej 20 vitesh. Ishim bashkë në një klinikë kardiovaskulare dhe asnjëri prej nesh nuk flisnim për gjëra kalimtare atëherë. Folëm për kuptimin e ekzistencës, çfarë na mban në situata të tilla. Gjatë gjithë atyre dhjetë ditëve në klinikë, ajo më bëri pyetje që janë shumë më të qarta për të tani. Perëndia tani po e merr atë në krahët e Tij”, tha ai.
Ndërkohë, në një postim në rrjetet sociale, Vuçiç ka publikuar një tjetër mesazh lamtumire për ish-gruan e tij.
Vuçiç ka publikuar një video që paraqet një kolazh fotografish nga jeta familjare në të cilat ndodhen e ndjera Ksenija, fëmijët e tyre Danilo dhe Milica dhe vetë presidenti.
“Pusho në paqe dhe faleminderit përjetë për gjithçka”, shkruan ai krahas videos.
Почивај у миру, и вечно хвала на свему. pic.twitter.com/26dL5s5Uyx
— Александар Вучић (@avucic) January 31, 2022
Kujtojmë, Ksenija Vuçiç ka ndërruar jetë të shtunën më 29 janar në moshën 56-vjeçare. Ksenija ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj dhe me të në atë moment ishte edhe djali i saj Danilo. Ajo ka punuar si gazetare për mbi 30 vjet. Ksenija e filloi karrierën e saj në TV Studio B, ndërsa vitet e fundit ka drejtuar emisione në kanalet TV Pink./albeu.com/