Punonjëset argëtohen teksa dhunojnë të moshuarën në Kosovë, arrestohen dy prej tyre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, Kosovë.

Pamjet kanë bërë bërë xhiron e rrjetit ku shihet se si disa punonjëse të kësaj shtëpie kanë sulmuar fizikisht një grua të moshuar, derisa njëra prej tyre është treguar e pamëshirshme duke e goditur me shuplaka vazhdimisht.

“Pak jam tu ja hi, qysh di me sjell unë”, dëgjohet infermierja e cila shihet derisa e godet me shuplaka, kurse koleget e saja dëgjohen duke qeshur.

Qytetarët janë shprehur të tronditur nga pamjet, derisa u kanë bërë thirrje autoriteteve që të ndërmarrin masa.

Raportohet se dy nga punonjëset që dhunuan të moshuarën janë vënë në pranga.

Shtuar 2.11.2022 15:23