Policia e Tiranës ka vënë në pranga inxhinierin dhe teknikun e firmës së ndërtimit, pasi ditën e djeshme një punëtor ndërroi jetë gjatë orarit të punës.
Kujtojmë se 53-vjeccari ra akidentalisht nga pallati në të cilin ishte dukue punuar dje.
Ngjarja ka ndodhur në rrugës “Konferenca e Pezës”.
Ndërkohë të arrestuarit janë shtetasit E. S., 41 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi i firmës që po ndërtonte këtë pallat dhe E. B., 68 vjeç, me detyrë teknik ndërtimi i kësaj firme, të dy banues në Tiranë.
Njoftimi i policisë
Në përfundim të veprimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Konferenca e Pezës”, ku dyshohet se aksidentalisht ra nga lartësia e pallatit në të cilin ishte duke punuar, shtetasi K. D., 53 vjeç, i cili si pasojë ndërroi jetë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit E. S., 41 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi i firmës që po ndërtonte këtë pallat dhe E. B., 68 vjeç, me detyrë teknik ndërtimi i kësaj firme, të dy banues në Tiranë.
/albeu.com/