Ditën e djeshme një punëtor ndërtimi 50 vjeç u rrezua nga skela në Elbasan dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasi Z. S., 63 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë drejtues punimesh në objekt.
Gjithashtu u procedua penalisht pronari i objektit, shtetasi I. Sh., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua se po kryente punime ndërtimi në objektin në pronësi të tij, pa lejen përkatëse.
Njoftimi i policisë:
Elbasan
Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë.
Nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasi Z. S., 63 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë drejtues punimesh në objektin në pronësi të shtetasit I. Sh., sepse duke punuar në këtë objekt, është dëmtuar shtetasi Y. Ç., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjithashtu u procedua penalisht pronari i objektit, shtetasi I. Sh., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua se po kryente punime ndërtimi në objektin në pronësi të tij, pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./albeu.com