Një punëtor në Elbasan ka rënë nga skela ndërsa ishte duke punuar në një objekt. Mësohet se ai është dërguar në spital, ndërsa gjendja shëndetësore paraqitet shumë rëndë.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, shtetasi Y. Ç., 50 vjeç, banues në Elbasan, duke punuar në një objekt, është rrëzuar nga skela dhe për pasojë është dëmtuar.
Pas ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.