Publikohet lista e 12 kriminelëve më të rrezikshëm të Londrës, mes tyre një shqiptar (EMRI-FOTO)

Policia britanike ka publikuar foton me emrat e 12 kriminelëve më të rrezikshëm të Londrës, mes tyre gjendet edhe një shqiptar.

Shqiptari Ron Domi, është në listën e më të kërkuarve nga policia londineze, ai akuzohet për përdhunim.

Ngjarja ka ndodhur të dielën e 23 tetorit të vitit të kaluar, në zonën e Lutonit në Londër.

Oficerët e policisë besojnë se njerëzit mund ta kenë parë sulmuesin dhe viktimën e tij në zonën Bramingham Ëoods të qytetit midis orës 11:30 dhe 14:30.

Mediat britanike dyshojnë se Domi mund të jetë fshehur në   Edmonton ose në zona të Londres Veriore, por edhe në Shqipëri.

Policia londineze u bën thirrje veçanërisht komunitetit shqiptar që të japë informacion mbi vendndodhjen e Domit.

 

 


Shtuar 29.10.2023 17:22