Publikohet FOTO-ja e autorit të dyshuar që ekzekutoi 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë

Personi që ka qëlluar 4 herë me armë zjarri ndaj Renato Hoxhaj, është shfaqur në orët e para të mëngjesit me një kapele dhe një maskë kirigjikale, duke mbuluar thuajse totalisht pamjen e fytyrës.

Gazetari Elton Qyno, ka siguruar foton e autorit të dyshuar htë vrasjes, ndërsa një person me inicialet E.M është ndaluar si autor i përkrahjes së autorit të krimit.

Personi që duket në foto, është fiksuar nga kamerat e sigurisë që ndodhet të instaluara në zonën ku ndodhi krimi.

Tashmë policia ende nuk ka emrin e saktë të këtij personi, por po punohet intesivisht për identifikimin e tij.

Ngjarja tronditi Vlorës, pasi viktima nuk kishte asnjë precedent penal. Ndërsa pista e hetimit është përqëndruar në konfliktet e mundshme të pronësisë dhe marëdhënies sentimentale.

Hoxhaj kishte disa kohë që ishte divorcuar nga gruaja dhe bashkëjetonte me një grua tjetër. Ai punonte si roje në një biznes në Vlorë.


Shtuar 30.04.2025 08:54