Një sulm me lëndë plasëse eksploziv ishte planifikuar të kryhej në ambasadën shqiptare që ndodhet në Athinë. Bëhet fjalë për planifikimin e atentatit për t’ kryer në prill të vitit 2021.
Mësohet se 4 persona janë të dyshuar për planifikimin e kësaj ngjarje kriminale. Dokumenti është bërë sekret nga hakerat iranianë të cilët kanë siguruar të dhëna nga njësia e anti-terrorit gjatë kohës që është bërë sulmi kibernetik.
Në këtë informacion të klasifikuar si tepër sekret, Drejtoria e policisë së Shtetit dhe njësia e antiterrorit i dërgon një letër zyrës për çështjes rajonale në ambasadën e SHBA.
Në këtë letër theksohet se ka marrë të dhëna për sulmin e mundshëm ndaj selisë diplomatike në kryeqytetin grek.