Publikohen për herë të parë pamjet e vrasjes së Martin Canit/ 14-vjeçari mban me dorë plagën në zemër dhe ikën me vrap, Mario Përlleshaj e ndjek me… (VIDEO)

Ditën e sotme, gazetari i Top Story, Eraldo Harlicaj, ka publikuar videon e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.

Mesditën e 18 nëntorit të vitit të kaluar, pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë, një konfortim fizik mes disa të rinjve, përfundoi në një tragjedi.

Nga pamjet e publikuara nga gazetari Eraldo Harlicaj, duket e gjithë dinamika e ngjarjes së datës 18 nëntor 2024.

Në video duket që Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e Canit mban në dorë një thikë.

Vogëlushi 14-vjeçar, Martin Cani, u godit me thikë në zemër nga bashkëmoshtari i tij Mario Përlleshaj, ndërkohë që mbylli sytë përgjithmonë në spital, pasi fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagës së marrë.

Në një kohë kur kalvari i vuajtjteve është duke vijuar për familjarët e Martinit në sallat e gjyqit, ku dhe po kërkojnë me zë të lartë drejtësi për birin e tyre, gazetari Eraldo Harilcaj, ka publikuar për herë të parë pamjet nga dita e errët e cila i mori jetën Martinit, djaloshit me ëndrra të mëdha për t’u bërë një futbollist me zë dhe për të përfaqësuar Kombëtaren shqiptare.

Përmes kësaj video, gazetari na ka kthyer disa muaj pas, pikërisht më 18 nëntor të vitit 2024, në orën 14:13 minuta.

Në këtë video të publikuar shihen dy të rinjtë, Martin Cani dhe Mario Përlleshaj, teksa ecin të dy krah njëri-tjetrit, ndërkohë që mbrapa po i ndjekin shokët, mes tyre edhe Luis Meçaj, miku i 14-vjeçarit i cili po ashtu mbeti i plagosur në këtë ngjarje.

Të rinjtë u futën në një rrugë e cila nuk është e monitoruar nga kamerat, ndërkohë që pas disa minuta ata shihen duke vrapuar.

Fillimisht janë shokët e tyre të cilët vrapojnë, ndërkohë që pas tyre është dhe Martini i cili mban me duar plagën në zemër.

Siç evidentohet dhe në pamje, pas Martinit është duke vrapuar edhe Mario Përllashaj, teksa në duar mban thikën.

 


Shtuar 10.06.2025 12:50