Publikohen pamjet nga momenti kur forcat operacionale “bastisin” restorantin dhe arrestojnë Xhevdet Plakun (VIDEO)

Në oret e para të mengjesit të sotëm, policia e Durrësit, ka finalizuar operacionin e koduar “Enigma”, një aksion që çoi në arrestimin e 7 shtetasve, mes tyre 3 persona të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale, në fushën e krimeve kundër personit dhe trafikut të drogës.

Ndërsa, tashmë efektivët kanë publikuar edhe pamjet e arrestimit të shtatë personave. Të prangosurit kanë qenë duke ngrënë drekë, kur policia është afruar dhe i ka arrestuar.

Më pas, të dyshuarit janë shtrirë në tokë dhe janë prangosur. Me shpejtësi janë dërguar në komisariatin e qytetit bregdetar.

Mes të ndaluarve janë edhe persona të kërkuar ndërkombëtarisht, përfshirë Xhevdet Plakun, i arratisur nga burgu në Itali.

Sakaq, hjatë operacionit u sekuestruan armë, municione dhe para.

 


Shtuar 23.05.2025 11:22