PSG mund të shesë Neymar në afatin kalimtar të verës.
Sipas mediave spanjolle, klubi francez dëshiron të nisë nga e para projektin e tij sportiv, duke i dhënë rolet kryesore Lionel Messit, me të cilin kontrata do të rinovohet së shpejti dhe Kylian Mbappe, të cilin parisienët duan ta mbajnë me çdo kusht në skuadër. Përveç kësaj, klubi dëshiron të zvogëlojë dhe listën e pagave.
PSG mund të kërkojë rreth 100 milionë euro për transferimin e brazilianit, por vetë lojtari nuk dëshiron të largohet nga skuadra.
Paga e lartë e lojtarit gjithashtu mund ta pengojë brazilianin të transferohet në një klub të ri, me “yllin” e “seleçaos”, që te PSG merr rreth 40 milionë euro në sezon. Kontrata e lojtarit me PSG-në është deri në vitin 2026 dhe përmban opsionin e zgjatjes edhe për një sezon tjetër.
Verën e kaluar, PSG tentoi të shiste Neymarin, por në fund këshilltari i futbollit Luis Campos vendosi ta mbante atë në skuadër.
Deri në këtë fazë të sezonit Neymar ka shkëlqyer në Ligue 1, me brazilianin që ka luajtur 15 ndeshje në të cilat ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 10 asistime. /albeu.com